Haxhinasto: Do nisë proces i ri

06/03/2013 00:00

Ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës Edmond Haxhinasto e cilësoi të mbyllur dosjen e privatizimit të kompanisë ‘Albpetrol’.

Por ai nuk perjashtoi mundesine e nje tjeter procesi privatizimi. Kete deklarate ai e beri gjate nje inspektimi ne puset e naftes se kompanise ‘Bankers Petoleum’, ne zonen naftembajtese Patos-Marinze.

“Eshtë ndjekur krejtësisht dhe plotësisht ligji përsa i takon privatizimit të ‘Albpetrolit’, është një proces i mbyllur nëse kjo do të bëhet në të ardhmen ‘Bankers’ është i mirëpritur që të aplikojë përsëri dhe të jetë nga konkurruesit në këtë proces. Eshtë e ftuar të marrë pjesë për privatizimin e ‘Albpetrolit'”, tha Haxhinasto.
 
Ankandi i pare per privatizimin e ‘Albpetrol’ deshtoi pasi kompania qe u shpall fituese nuk ishte ne gjendje te paguante shifren qe vetedeklaroi.

Top Channel