Lamtumirë Roland Trebicka!

07/03/2013 00:00

Eshtë pritur me një dhimbje të madhe ndarja nga jeta në moshën
66-vjeçare e aktorit të talentuar të skenës dhe ekranit Roland Trebicka.

Kjo dhimbje ka qene e dukshme edhe ne fytyrat e te gjithe atyre qe kishin ardhur per t’i dhene lamtumiren e fundit ne mjediset e Teatrit Kombetar, ku u mbajten homazhe ne nder te kesaj figure kaq te shquar te kinematografise shqiptare,paraditen e se enjtes .

Shume prej miqve dhe kolegeve te tij me te cilet ka ndare emocionet e skenes gjate nja karriere te gjate, kane shprehur dhimbjen e madhe per humbjen e njeriut te dashur, i cili ka lene gjurme te thella ne memorien  e cdo shqiptari me role ikonike si ai i Jovan Bregut tek ” Pallati 176″ apo Nestit tek filmi” Koncert ne vitin 36″.

Roland Trebicka do të mbetet një ikonë e Teatrit Kombëtar dhe kinematografisë shqiptare dhe një prej figurave më të ndritura të një brezi të artë aktorësh.

Me gjithë luftën ndaj një sëmundje të gjatë, Z. Trebicka nuk e la pasionin e tij për aktrimin, duke u aktivizuar deri para pak javësh në “Teatrin Kombëtar”, me pjesën “Ëndrra e Ismail Qemalit”, ku interpretonte rolin e Seit Beut.

I lindur në Korçë në vitin 1947,
karrieren e aktorit Roland Trebicka e nisi me filmin “Debatik”, në
1961-shin, ku luante rolin e Kostës.

Pas një eksperience pune
në Shtëpinë Qëndrore të Ushtrisë Popullore, ai vazhdoi karrieren e tij
për rreth tre dekada në “Teatrin Kombëtar”. 

Ndër rolet në teatër renditen mes te tjeresh ai i Xhenarinos tek
“Magjia e Madhe”, Zganareli tek “Don Zhuani”, roli i pacientit tek “Te
gjithe kanë huqe” e shumë shfaqje të tjera teatrale, si “8 persona
plus”, apo “Valsi i Titanikut”.

Në filmografi, nder rolet e
tij jane “Vaska tek Enderr” per nje karrige. Ka interpretuar tek
“Karnavalet e Korçes” dhe rolin e Nesti tek “Koncert në vitin 1936”.

Sensi i humorit ne aktrim dhe jete, por edhe aftesia e improvizimit,
disiplina dhe perkushtimi e kthyen Trebicken ne nje nga aktoret me te
mire shqiptar, te  vleresuar  nga kritika, te kerkuar nga regjisoret,
por mbi te gjitha nje figure te dashur per publikun vendas, i cili e ka
pritur gjithmone me duartrokitje kete artist te merituar edhe me titull,
qe do t’i mungoje artit vendas, por do te mbetet ne memorien kolektive
dhe historine e teatrit dhe kinemase shqiptare.

Dhembje e thellë për Trebickën

Si rrallëherë, një lajm tërhoqi vëmendjen e publikut në mënyrë të
rrufeshme dhe masive. Ndarja nga jeta e aktorit të madh të humorit
shqiptar, Roland Trebicka, pushoi brenda pak sekondash rrjetet sociale.

Dhjetëra fotografi të Roland Trebickës, ku padyshim dominonin ato të
rolit të Jovan Bregut tek komedia “Pallati 176”, e cila prej 25 vitesh
vazhdon të jetë ende një nga më të shikuarat.

Batutat e famshme të Jovan Bregut, ato që tashmë thuajse i dinë të gjithë, janë postuar nga adhuruesit e aktorit të madh.

Ngushellime të sinqerta familjes dhe shumë keqardhje për njeriun që
edhe pse në moshën 65-vjeçare dhe një shëndet në rendim, nuk iu nda
skenës.

Politika ngushëllon familjen Trebicka

Edhe personalitet e shquara te politikes shqiptare jane shprehur per humbjen e ketij artisti, i cili per nga vlerat qe ka percjelle me punen e tij renditet nder me te dashurit per publikun.

Presidenti i Republikes Bujar Nishani eshte shprehur me ane te nje mesazhi ngushellimi ne faqen e Presidences ku ka pohuar se Trebicka  i ka bere nje sherbim te madh vendit me artin qe ka lene pas. Kryeministri Berisha e quajti aktorin nje korife te vertete te artit i cili do te vazhdoje te jetoje ne personazhet e tij.

Kreu i Opozites Edi Rama ka thene se ai do te lere nje boshllek te pazevendesueshme ne skenen e teatrit shqiptar, ndersa Kryetari i LSI-se Ilir Meta e cilesoi Trebicken si nje njeri me talent depertues i cili do te mbetet i perjetshem mes humorit ne familjet tona. Edhe Ministri i Kultures Aldo Bumci ka shprehur ngushellimet e tij, duke u shprehur se nuk ka fat me te madh per nje njeri sesi t’i kujtohet emri me nje buzeqeshje.

 

Top Channel