Ambasadori Aleksandër Arvizu ka zgjedhur faqen në Facebook të ACT-Now
për të bashkëbiseduar me qytetarët shqiptare, të cilët i kanë drejtuar
një mori pyetjesh.

Gjatë bashkëbisedimit online që zgjati më shumë se 60 minuta u vu re një interesim i theksuar, që lidhej me zgjedhjet e 23 qershorit. I pyetur për rregullat që duhet të ndiqen në këto zgjedhje, ambasadori Arvizu dha këtë përgjigje.

“Eshte e rendesishme qe rregullat te percaktohen perpara kohe dhe qe njerezit t’i respektojne ato. Pavaresisht, pyetje apo kundershtime do te lindin sidoqofte, e rendesishme eshte qe personat e perfshire te ngrejne mekanizma per zgjidhjen e ankesave te cilat jane ne kohe, transparente, objektive dhe te drejta. Vetem duke u bere kjo, publiku do te kete besim ne rezultat”, shkruan Arvizu.

Ambasadori u pyet edhe për mënyrën e vlerësimit të zgjedhjeve.

“Populli shqiptar meriton te kete zgjedhje te lira dhe demokratike. Vleresimi yne do te jete objektiv dhe i bazuar mbi çfare ne vezhgojme perpara, gjate dhe pas zgjedhjeve”, thotë Arvizu.

Arvizu ka shprehur shqetësim për retorikat e përditshme të politikanëve shqiptarë.

“Jam dakord qe deklaratat e perditshme te partive politike nuk kontribuojne ne ndertimin e atij konsensusi politik, per te cilin Shqiperia ka nevoje. Per te ndertuar nje dialog konstruktiv, Ambasada eshte duke mbeshtetur nje seri debatesh parazgjedhore, me perfaqesuesit e forumeve rinore te pese partive politike”, shkruan ambasadori.

Pavarsisht insistimit nëpërmjet disa pyetjeve që lidheshin me hapin e maxhorancës për t’i cuar tre ligjet e integrimit në referendum Arvizu nuk ka preferuar të japë një qëndrim të veçantë, por ka mbështetur deklaratën e djeshme të komisionerit Fyle.

Top Channel