Kosova nuk njeh diplomat e privatëve

19/03/2013 00:00

Mbi 1 mijë studentë nga Kosova, të cilët kanë përfunduar studimet e
larta në universitete private shqiptare nuk u njihet diploma nga
Ministria e Arsimit ne Kosove.

Një përfaqesi studentesh kanë kërkuar në Ministrinë e Arsimit në Shqipëri arsyet ligjore dhe pse nuk është respektuar marrëveshja mes dy vendeve, vetëm për studentët të cilët kanë përfunduar studimet në universitete publike shqiptare dhe jo në ato private.

“Ne kemi një problem me njohjen e diplomave që merren këtu në Tiranë nga universitetet private. Ato nuk njihen në Kosovë. Arsyeja zyrtare është se Shqipëria nuk është anëtare e ENKA-s dhe nuk mund të bëhen njohje të diplomave që lëshohen nga universitetet private të Tiranës. ENKA është një agjenci europiane që bën akreditimin e këtyre agjencive të akredimit. Shqipëria ka një agjenci akreditimi që bën akreditimit edhe te privati dhe te shtetit, ndërsa tek ne diplomat e shtetit njihen, të privatit jo”, thotë studenti Agron Bytyçi.

Ministria e Arsimit ne Kosove eshte shprehur se universitetet private ne Shqiperi nuk jane te akredituara nga nje agjenci nderkombetare, perjashtim bejne vetem universitetet publike. Ky ngerç, i cili nuk po zgjidhet ligjerisht ka bere qe qindra mijra studente te mos munden te aplikojne per pune.

Qeveria ka bere licensimin masiv te institucioneve te larta arsimore private, te cilat vetequhen universitete, por shumica prej tyre nuk jane akredituar duke prodhuar edhe ngercin e madh te njohjes se diplomave te tyre.   

Top Channel