Presidenti Nishani dekreton “Lotarinë Kombëtare”

19/03/2013 22:35

Presidenti Bujar Nishani dekretoi ligjin për liçencën e Lotarisë Kombëtare.

Pas këtij akti të fundit formal, në rrugën ligjore mbi lojërat e lotarisë, drejtori i përgjithshëm i kompanisë “Lotaria Kombëtare” deklaroi se, duke filluar nga muaji prill, “Lotaria Kombëtare” do të ofrojë, për të gjithë personat në moshë madhore, mundësinë për të marrë pjesë në lojërat e lotarisë, e cila karakterizohet nga elemente të larta sigurie për mbrojtjen e plotë të konsumatorit, si dhe nga kërkesa të larta të Entit Rregullator.

Top Channel