Mijëra diploma të pavlefshme

20/03/2013 00:00

Mbi 1200 studentë, të cilët prej vitit 2010 e deri me tani kanë
përfunduar studimet në disa universitete private në Shqipëri kanë
kërkuar motivet e mosnjohjes së diplomave të tyre pranë Ministrisë së
Arsimit në Shqipëri.

Drejtoresha e Arsimit të Lartë Edlira Late sqaron se procedurat e njohjes se diplomave ne shtetin kosovar mund te zgjatet per çeshtje proceduriale, gjithnje nese studentet kosovare kane mbaruar studimet ne institucione dhe programe të akredituara në Shqipëri.

“Të gjitha programet e akredituara, të gjitha diplomat që plotësojne autencitetin dhe janë insitucione të akredituara të njohur në vendin respektiv, për sa kohë ka një marrëveshje bashkëpunimi, ka edhe një Konventë të Lisbonës të nënshkruar në vitin 2007 dhe vlerën që ka mobiliteti i studentit dhe stafit akademik është pjesë e kërkesës së integrimit të sektorit të arsimit në integrimin europian. Unë nuk e quaj ngërç, por e quaj bashkëpunim dhe pjesë e procedurave teknike për të saktësuar dhe lehtësuar numrin në rritje të studentëve që studiojnë në vendet respektive”, tha Late.

Por çështja me problematike, mbetet per studentet te cilet mund te kene mbaruar studimet ne nje institucion, programi i te cilit ka qene ne proces akreditimi. Nese studenti kosovar ka perfunduar studimet, ne nje kohe qe programi nuk eshte akredituar nga Ministria e Arsimit ne Shqiperi, kjo diplome nuk njihet nga Ministria e Arsimit ne Kosove.

Ne Shqiperi jane me dhjetra institucione, programet e te cilave jane ne proces akreditimi, çka ben qe shume studente te cilet kane perfunduar studimet ne keto institucione ne nje kohe qe nuk eshte kryer akreditimi, te kene diploma te pavlefshme.

Top Channel