Serbia nuk ka pasur asnjë mundësi të pranoj marrëveshjen e ofruar për Kosovën në Bruksel. Përkundër shtrëngimit të duarve që presidenti Tomisllav Nikolliç pati me kryeministrin Hashim Thaçi dhe faktit që kryeministri Ivica Daçiç udhëtoi me të njëjtin avion me homologun kosovar, qeveria e Serbisë nuk duket se ka parë mundësinë e një marrëveshjeje të ofruar deri tani.

Aleksandar Vuçiç, zëvendëskryeministër ka thënë në mbledhjen e Qeverisë, citon agjencia shtetërore Tanjug, se propozimi është i papranueshëm dhe nuk i është lënë Serbisë asnjë përqind mundësi për ta pranuar një gjë të tillë.

“Vetëm Serbia ka treguar gatishmëri për kompromis dhe fatkeqësisht nuk na është ofruar mundësia të pranojmë zgjidhjen”, citohet Vuçiç.

Nga ana tjetër, zyrtarisht përmes një njoftimi për media, qeveria ka njoftuar se është vlerësuar vazhdimi i bisedimeve. Sipas njoftimit, një zgjidhje për Kosovën mundëson një stabilitet afatgjatë në rajon.

Top Channel