Të shtunën në Maqedoni ka hyrë në fuqi heshtja zgjedhore, pasi të
premten partitë politike përmbyllën fushatën elektorale që zgjati 20
ditë.

Kutitë e votimit për zgjedhjet lokale, hapen të dielën më 24 mars, në ora 7 të mëngjesit dhe mbyllen në ora 19:00. Rreth 1, 740, 000 qytetarë do të mund të votojnë në 2976 vendvotime për kryetar në 80 komuna dhe qytetin e Shkupit.Një ditë para zgjedhjeve, drejtën e tyre të votës në institucionet ndëshkuese-përmirësuese e kanë realizuar rreth 1500 votues.

Zgjedhjet do të vëzhgohen nga 8.400  vëzhgues vendor dhe 410 vëzhgues të huaj. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka bërë gjithë përgatitjet për zgjedhjet, ndërsa materiali zgjedhor tashmë është vendosur te organet kompetente për zbatimin e tyre. Zgjedhjet e 24 marsit janë zgjedhjet e gjashta vendore në Maqedoni që nga pavarësimi i saj.

Top Channel