”Te mesoni mire qe te beheni qytetare te ndershem sepse keshtu ju do edhe Greqia edhe Shqiperia”, u ka thene kryetari i Bashkise se Kavales 25 femijeve te pare shqiptare, gjate ceremonise se hapjes se shkolles se gjuhes shqipe edhe ne kete qytet ne verilindje te Greqise.

Nisma e shoqates se emiganteve shqiptare, qe perbejne 10% te popullsise se te ketij qyteti, eshte mbeshtetur nga Konsullata e Pergjithshme e Shqiperise ne Selanik, qe ka siguruar nga Ministria e Arsimit materialet e para shkollore, ndersa bashkia e ketij qyteti ka ofruar nje prej ambienteve te saj.

”Integrimi i emigranteve eshte nje çeshtje e rendesishme per te gjithe ne, eshte nje çeshtje e rendesishme per shoqerine moderne perendimore dhe besoj se ne ketu ne Kavala jemi pionere te zbatimit te saj”, tha Konstandinos Simitsis, kryebashkiaku i Kavales.

Nga ana e tij, Riza Poda, Konsull i Pergjithshem i Shqiperise në Selanik, theksoi: “Eshte me te vertete nje ngjarje e shenuar fillimi i mesimit te gjuhes shqipe nga femijet e emigranteve shqiptare ne qytetin e Kavales. Komunikimi i femijeve ne gjuhen amtare ka rendesi themelore per zhvillimin e botes shpirterore dhe emocionale te tyre”.

Te pranishmit kane falenderuar mesuesit shqiptare qe me deshire e pasion kane pranuar vullnetarisht mesimdhenien e gjuhes shqipe, duke shpresuar se deri ne sezonin tjeter do te krijohen te pakten kater klasa dhe numri i nxenesve do te shkoje me shume se 100.

“Duke i uruar konsullit mireseardhjen ne Kavala, duam te theksojme se gjithe shoqeria institucionale po perpiqet per integrimin e emigranteve sepse mergimi eshte diçka qe edhe ne si popull e kemi jetuar ne te kaluaren dhe e dime se sa i rendesishem eshte perfshirja ne nje shoqeri te huaj”, vlerësoi Arxelaos Granas, guvernatori i krahinës së Kavalës.

Autoritetet lokale kane pranuar me dashamiresi propozimin e Konsullit te Pergjithshem te Shqiperise, Riza Poda per binjakezimin e Kavales me nje prej qyteteve te Shqiperise si dhe per zhvillimin e disa aktiviteteve te tjera te perbashketa ne kete qytet, siç jane hapja e disa ekspozitave kulturore dhe artistike, qe do te krijojne ura me te forta lidhese midis dy vendeve.

Top Channel