Elbasan, arrestohen “zogjtë e natës”

25/03/2013 00:00

Shtatë persona janë arrestuar nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese në qytetin e Elbasanit.

Operacioni “Zogjtë e Natës” çoi në arrestimin e shtetasve Miklen Toska, Vasil Nosi, Fabio Ullorja, Nikolla Kallajxhiu, Sokol Gula, Artur Gula, të moshave nga 22 në 58 vjeç, si dhe të minorenit 16-vjeçar me inicialet K.R, të gjithë banues në Elbasan.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata shfrytëzonin për qëllime prostuticioni vajza minorene të moshave 15-16 vjeç, në shërbim të personave të ndryshëm në qytetin Elbasan, kryesisht në hotele dhe vende të tjera.

Klientët ishin biznesmenë ose emigrantë të moshuar, të cilët u paguanin deri në 200 mijë lekë të reja këtyre personave. Vajzat e mitura rekrutoheshin nga moshatarët e tyre të përfshirë në rrjet dhe zgjidheshin nga familje me vështirësi ekonomike.

Policia kishte rënë në gjurmët e rrjetit dhe i arrestoi anëtarët e tij, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Gjatë kontrollit në banesat e tyre u gjetën armë automatike.

Top Channel