Zgjedhjet lokale të 24 marsit u realizuan në mënyrë efikase. Edhe pse u vërejtën disa parregullsi procedurale dhe në disa raste u shënua edhe votim familjar, dita e zgjedhjeve ishte e qetë.

Ky ështe vlerësimi i misionin vëzhgues të “OSBE-ODIHR” për zgjedhjet e së dielës. Shefi i këtij misioni, Gert Arens, gjatë prezantimit të raportit për monitorimin e procesit zgjedhor, përmendi edhe tensionet ndëretnike që shoqëruan fushatën elektorale.

“Tensionet ndëretnike e lanë në hije fushatën elektorale. Sa i përket Komisionit Shtetëror Zgjedhor, ai funksionoi në mënyrë efikase dhe transparente. Megjithatë, ky komision votoi në baza etnike për të lejuar tërheqjen e listave të kandidatëve maqedonas për këshilltarë komunale edhe pasi kishte kaluar afati për një gjë të tillë. Kjo ndikoi negativisht në paanshmërinë dhe kolegjialitetin e KSHZ-së”, vlerësoi Geert Hinrich Ahrens, i OSBE/ODIHR.

Në votimet e së dielës pjesmarrja e qytetarëve ishte 67%, ndërsa numri i ankesave të parashtruara nëpër gjykata ishte minimal.

Sipas të dhënave të përpunuara nga Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, kandidatët e “VMRO-DPMNE”-së në raundin e parë kanë fituar në 25 komuna, kandidatët e BDI-së në tetë komuna, përfshirë edhe Kërçovën, kurse LSDM-ja ka arritur të fitojë vetëm 5 komuna.

Raundi i dytë zgjedhor do të mbahet pas 14 ditëve. Në Strugë pritet të zhvillohet një garë etnike mes kandiatit të PDSH-së, Zijadin Sela dhe kandidati maqedonas Vllado Koçovski.

Votime në raundin e dytë do të ketë edhe në Tetovë ku pritet një garë e fortë mes krytarit aktual, Sadi Bexheti dhe kandidates së BDI-së për këtë qytet znj. Teuta Arifit.

Një përballje e fortë do të zhvillohet edhe në Gostivar, në mes të kryetarit altual Rufi Osmanit dhe kandidatit të BDI-së, Nevzad Bejta.

Top Channel