Presidenti serb Tomisllav Nikoliç vazhdon traditën e vjetër të Serbisë duke u bërë i famshëm për dekorime të ndryshme të presidentëve të vendeve diktatoriale, deri tek nderimi që i ka bërë presidentit të ndjerë të Venezuelës postmortum, Hugo Chavez.

Nikoliç i ka ndarë të mërkurën një çmim një rusi tjetër, Alesandar Mihajloviç Babakov, anëtar i Dumës ruse dhe përfaqësues special i presidentit Vladimir Putin, për bashkëpunim me bashkëkombësit jashtë atdheut.

Nikoliç ka ndarë më parë dekorata edhe për diktatorët e vendeve ish-sovjetike dhe myslimane, ndërkohë që në Serbi kjo gjë është bërë më shumë pjesë e humorit për dekorime të përditshme.

Sllobodan Millosheviç, si president i Serbisë dhe Jugosllavisë, kishte përdorur dekoratat për të krijuar ide triumfi dhe gjatë karrierës së tij kishte ndarë 14 mijë dekorata. Ndërkaq, në kohën si president pasardhësi i tij, Vojisllav Koshtunica kishte ndarë tre mijë dekorata.

Top Channel