Grupi parlemantentar i Partisë Demokratike Shqiptare ka dorëzuar në procedurë parlemtare iniciativë për interpretim autentik të Kodit Zgjedhor.

PDSH mori këtë nismë me qëllim që ata votues shqiptarë të pajisur me dokumneta biometrike, që nuk figuruan në listën zgjedhore në ditën e votimeve më 24 mars, të mund të votojnë në raundin e dytë që mbahet më 7 prill.

“Krejt për rastësi apo për fat të keq, 99% e shqitparëve që ishin anëtarë të PDSH-së, disa familjarë të afërt të anëtarëve të PDSH-së, funksionarë të lartë, siç ishte rasti me deputetën tonë Merale Ferati dhe më e keqja edhe me liderin e PDSH-së, i cili u përjashtua nga procesi zgjedhor, edhe pse zotëronte pasaportë biometrike”, deklaroi Imer Aliu, koordinatori i grupit parlamentar të PDSH-së.

Sipas PDSH-së ky nuk është rasti i vetëm i manipulimit në ditën e votimeve. Partia e Menduh Thaçit vlerëson se zgjedhjet  e 24 marsit ishin më të falsifikuarat në historinë e Maqedonisë.

“Sot, në KSHZ do të shqyrtohet ankesa e PDSH-së, me çka kërkojmë që procesi zgjedhor në komunën e Çairit të përsëritet. Krejt, kjo me të vetmen arsye se është bërë falsifikim i pabesueshëm i processverbaleve dhe komplet i procesit zgjedhor në këtë komunë, ku janë të kyçur këshillat votuese, anëtarët e tyre dhe komisioni komunal zgjedhor”, shtoi Aliu.

Partia Demokratike Shqiptare është ankuar për parregullsi edhe në komunën e Sarajit, Malësinë e Tetovës, komunën e Likovës dhe atë të Dollnenit.

Top Channel