Pavarësisht se mban mbi tavolinë një ftesë nga kryeministri Berisha për konventën historike të PD-së, ditën e shtunë, për më shumë vende pune dhe paga, kreu i LDK-së Nikollë Lesi, anëtar i koalicionit qeverisës, pret një tjetër ftesë nga kreu i PD-së.

“Në cilësinë e kryetarit të LDK-së dhe në autorizimin e kryesisë së partisë, pas disa kërkesave me shkrim dhe me gojë drejtuar Partisë Demokratike, për mbledhjen e tryezës së koalicionit se si do të veprojmë për zgjedhjet e 23 qershorit dhe pas heshtjes totale nga ana e PD-së, ne si forcë politike do e presim deri më datë 5 prill. Në rast të kundërt, LDK-ja ka të drejtën morale dhe politike për të parë për një koalicion tjetër”, u shpreh Lesi.

Në koalocionin aktual apo në ndonjë koalicion tjetër, Nikollë Lesi thotë se ai do t’i rikthehet si deputet parlamentit.

“Deklaroj se do të kandidoj në qarkun e Lezhës në emër të LDK-së”, tha Nikollë Lesi.

Top Channel