Serbia dhe Kosova mund të arrijnë kompromis në rast se pranojnë të dyja palët pak nga pikat për të cilat kanë qenë kundër.

Branko Ruzhiç, shef i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Serbisë të kryeministrit Daçiç, ka thënë se Serbia ka nevojë më shumë për kompromis se sa Kosova, por duhet bërë gati edhe për mundësinë e dështimit, ndonëse sipas tij, kompromisi është mjaft afër.

Ndërsa Aleksandar Vuçiç, zëvendëskryeministër dhe një nga personat e përmendur për t’u bërë garantues i marrëveshjes, ka thënë se qeveria e Serbisë është detyruar të marrë vendime të dhimbshme, të vështira dhe të rrezikshme, por nuk ka mundur të durojë më gjendjen e konflikteve të ngrira.

“Do të bëjmë kompromis pasi është e rëndësishme për të ardhmen e Serbisë”, ka thënë Vuçiç, duke shtuar se Serbia dëshiron zgjidhje të problemeve.

Delegacioni i Serbisë ende nuk dihet për datën 2 prill, por është e qartë se nëse do të vijë deri te nënshkrimi, Kosova dhe Serbia do t’i japin fund betejës së fundit.

Top Channel