Fshatarët e ishullit grek të Thasosit refuzuan dhe bllokuan shpërndarjen e ndihmave ushqimore dhe të të mirave të tjera bazë, nga ana e partisë së ekstremit të djathtë, “Agimi i Artë”.

Sipas të përditshmes “To Vima”, banorët e Potamias, kryeqendrës së ishullit, nuk lejuan anëtarët e “Agimit të Artë” që të shkarkonin kamionët e tyre, duke bërtitur se nuk ishin të mirëpritur.

”Agimi i Artë”, një parti ultranacionaliste, e cila kundërshton marrjen e huave nga BE dhe kërkon të përzërë emigrantët nga vendi, ka ngritur disa menca në të gjithë vendin për të varfërit.

Njëkohësisht, kjo lëvizje ka nisur të shpërndajë ndihma për komunitetet më të varfëra të vendit.

”Agimi i Artë”, një parti me 18 deputetë në Parlamentin me 300 anëtarë të Greqisë, është akuzuar më parë edhe për disa sulme ndaj emigrantëvenë vend.

Ishulli i Thasos, me 13 500 banorë, ndodhet në Detin e Egje, pranë brigjeve të krahinës së Maqedonisë Lindore dhe Thrakisë.

Top Channel