Presidenti Serb, Tomisllav Nikoliç ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, ndërkohë që në presidencë zhvillohej takimi i krerëve të shtetit për Kosovën.

“Asgjë nuk do të jetë përfundimtare. Serbia nuk ka kërkesa ideale dhe nuk mund të refuzojë asgjë paraprakisht, por ato që kërkon Prishtina nuk do të jenë kurrë të mundshme”, ka deklaruar Nikoliç.

Nikoliç ka thënë se Serbia nuk mund të pranojë asgjë poshtë propozimeve në bazë të të cilave parashikohet se qytetarët e bashkësisë së komunave serbe mund të vendosin vetë për gjyqësorin, policinë dhe të jetojnë pa praninë e ushtrisë së Kosovës.

Delegacionin e Serbisë do ta udhëheqë kryeministri Ivica Daçiç, ndërsa me të do jetë edhe Aleksandar Vuçiç, zëvendëskryeministër dhe kryetar i partisë së Nikoliç.

Kjo duket se ka qenë garanci e kërkuar nga më shumë faktorë në rast të marrëveshjes. Edhe opozita ka reaguar për bisedimet.

Partia Demokratike ka shprehur optimizëm për arritjen e marrëveshjes, por ka kritikuar transparencën. Kurse demokratët e Serbisë kanë kërkuar ndërprerjen e bisedimeve.

Top Channel