Zgjedhjet në PD, zbardhet vendimi i Kryesisë: Drejtuesit e rinj lokalë brenda 30 prillit Të larguarit nga Partia Socialiste kanë mundësuar sërish një mazhorancë
me 72 vota në Parlament në votimin e dekreteve të Presidentit, për
emërimet e reja në kabinetin qeveritar.
Kastriot Islami, Asllan Dogjani dhe i larguari me i fundit nga PS-ja, Xhovalin Kadeli kanë bashkuar votën e tyre me 69 votat e demokratëve dhe PDIU-së për emërimin në krye të Shëndetësise Halim Kosovën,ne krye te Ministrise se Jashtme Aldo Bumçin, ne krye te Ministrise se Ekonomisë Florjon Mimën dhe në krye të Kultures, Visar Zhitin.
Ndersa partia e sapodale nga Qeveria, Levizja Socialiste per Integrim ka abstenuar per emrat e rinj te ministrave, 72 votat e mundesuara nga PD ne Kuvend, per Kryeministrin Berisha jane serish nje konfirmim se sipas tij Edi Rama do te mbetet serish ne minorance.
“Zotërinj deputetë, një mirënjohje të thellë për këtë votë historike me të cilën ju përmbysët një përpjekje primitive të Ramës për të shkuar ne qeveri teknike. Zotërinj deputetë të PS, minorancë e nisët, minorancët e sosët, minorancë do të mbeteni”, tha Berisha.
Ashtu si opozita, votoi kunder ministrave te rinj edhe kreu i PBDNJ-se Vangjel Dule, pavaresisht se forca politike qe ai drejton nuk e ka percaktuar nese do te jete pjese e koalicionit opozitar. Por pavaresisht ketyre levizjeve votat e sigurara ne Kuvend nga PD ne kete votim te pare politik pas ikjes se LSI-se nga Qeveria, per Kryeministrin Berisha jane siguri per vazhdimesine, qe nuk e la ne heshtje teksa u largua nga Parlamenti.
Betohen ministrat e rinj
U zhvillua në presidencë ceremonia e betimit të ministrave të rinj të kabinetit qeveritar të cilët do të plotësojnë postet e lëna bosh nga vendimi i LSI-së për të lënë qeverinë e për t’iu bashkuar koalicionit opozitar në zgjedhjet e 23 qershorit.
Florion Mima, Halim Kosova dhe Visar Zhiti u betuan për herë të parë para Presidentit të Republikës, Bujar Nishani duke marrë zyrtarisht detyrat përkatësisht në postin e Ministrisë së Ekonomisë, Shëndetësisë dhe asaj të Kulturës, ndërsa Myqerem Tafaj, Ministër i Arsimit, u betua si zv.kryeministër, vend që deri pasditen e së mërkurës mbahej nga Edmond Haxhinasto.
Aldo Bumçi la postin e Ministrit të Kulturës për të marrë atë të Ministrit të Jashtëm, i lënë bosh nga largimi i Edmond Panaritit, ndërsa Halim Kosova vihet në krye të Shëndetësisë pas largimit të Vangjel Tavos.
Ministrat e rinj u votuan me 72 vota pro në seancën e paraditës në Kuvend, ku votave të mazhorancës iu bashkuan edhe dy deputetët e larguar së fundmi nga Partia Socialiste, vota e deputetit të Qarkut të Lezhës, Gjovalin Kadeli dhe ajo e deputetit të Qarkut të Kukësit, Asllan Dogjani.
LSI abstenoi në votim, ndërsa Vangjel Dule i PBDNJ-së votoi kundër dekreteve të Presidentit të Republikës.
Top Channel