18:35 Game Show
19:30 Lajmet e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Rama kërkon votën e ish-ushtarakëve
05/04/2013

Partia Socialiste zhvilloi një takim me ish-ushtarakët të cilëve u kërkoi votën më 23 qershor për të rilindur atë që kreu i socialistëve, Edi Rama e quajti dinjiteti njerëzor.

“Vota është arma për të ndryshuar, ku nga njëra anë është investimi për atë që ke dhe nga ana tjetër është investimi për atë që nuk ke. Atë që ke e ke patur për tetë vjet dhe nuk ka lënë gjë pa bërë për të na bindur që është gënjeshtar. Ne kërkojmë votën për të rilindur shpresën dhe dinjitetin njerëzor. Këtu është dinjiteti njerëzor që ne duhet ta fillojmë duke e nisur nga e drejta për të folur.
Kupola e ushtrisë shqiptare është marrë peng nga njerëz që nuk kanë lidhje me interesat kombëtare dhe është kthyer në një zyrë hipoteke ku merren prona, hiqen prona, jepen prona, tjetërsohen prona

Edi Rama
Kryetar i Partisë Socialiste
Të flasësh dhe të dëgjohesh e jo të flasësh e të mos dëgjohesh sepse kjo nuk është liria e fjalës”, tha Rama.

Më tej duke u ndalur tek gjendja aktuale e ushtrisë shqiptare, kreu i socialistëve tha se forcat e armatosura janë të kapura nga një kupolë mafioze që kanë shndërruar zyrat në zyra hipoteke ku blihen, shiten e tjetërsohen pronat.

“Kupola e ushtrisë shqiptare është marrë peng nga njerëz që nuk kanë lidhje me interesat kombëtare dhe as me interesat e publikut shqiptar. Kupola e ushtrisë është kthyer në një zyrë hipoteke ku merren prona, hiqen prona, jepen prona, tjetërsohen prona”, shtoi Rama.

Rama u ndal edhe tek kriminaliteti në vend, që sipas tij është në shifra alarmante pasi strukturat e policisë janë të kapura nga krimi e korrupsioni dhe të paafta të reagojnë.

"Në 300 ditët e para të qeverisjes ne do t'i japim një imazh të ri Policisë së Shtetit. Policia është vizitore në vendin e krimit. Ne nuk do të bëjmë mrekullira, por do t’u japim të gjithë qytetarëve shtet”, mbylli fjalën e tij Rama.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, tha se PS në qeverisje do të vijojë reformat e ndërprera nga PD, në ushtri dhe polici. “Të ringrihet ushtria dhe emri i saj atje ku ka qenë”, shtoi Majko.

/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga politika
ILDKP, jo më kompetencë e Presidentit
Me propozimin e disa deputetëve socialistë, mazhoranca i hoqi Presidentit kompetencën për t'i propozuar Kuvendit kreun e Inspektoriatit të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive të zyrtarëve të lartë dhe ia dha këtë kompetencë Kuvendit të Shqipërisë.
“Dështimi do dëmtojë Shqipërinë”
Nga Strasburgu, ku eurodeputetët u mblodhën për herë të fundit, ka shprehur keqardhjen për këtë dështim edhe kryetari i delegacionit për Ballkanin në Parlamentin Europian, Eduard Kukan.
Ushtria, vijojnë akuzat PD-PS
Mazhoranca dhe opozita kanë vijuar edhe të premten akuzat e ndërsjella përsa i përket përshirjes së supozuar të infrastrukturës së ushtrisë shqiptare në trafik droge.
Balla: Deklaratën e dështoi Berisha
Taulant Balla, si bashkëkryetar i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Europian, nëpërmjet një deklarate nga kryesia e Kuvendit akuzoi opozitën për mos miratimin e deklaratës së përbashkët në fund të takimit të shtatë Shqipëri-Parlament Europian.
Basha: Do ketë destabilizim politik
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha paralajmëron destabilizim politik në vend për shkak të refuzimit sipas tij që mazhoranca po i bën konsensusit me opozitën për refomën territoriale. Basha tha se kjo reformë duhet t’i shërbejë qytetarëve dhe jo hartave elektorale të partive politike.


Lajmet kryesore

Rama kërkon votën e ish-ushtarakëve
Balla: Deklaratën e dështoi Berisha
“Deputetët e PD ishin dakord, kryeplaku prishi konsensusin”. Reagon PD: S'doni integrimin
“Dështimi do dëmtojë Shqipërinë”
Basha: Do ketë destabilizim politik
ILDKP, jo më kompetencë e Presidentit
Të gjithë kritikojnë Gjyqësorin
Ushtria, vijojnë akuzat PD-PS
Më të lexuarat
Temat e ditës
Ukraina, Akuzat për ushtrinë, Reforma territoriale, Statusi, Irani, Aksidente rrugore, Eksplozivi
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.