Serbia kërkon që të gjykuarit në Gykatën e Hagës për krime lufte të vuajnë dënimet brenda territorit të shtetit.

Në një letër dërguar kreut të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, kryeministri serb Iviça Dacic, ka thënë se Serbia është e gatshme që për shtetasit e saj të siguroj një lokacion në të cilat do të kryhej dënimi dhe do të garantonte siguri.Sic ka thënë Dacic, Serbia është e gatshme të pranoj një mbikëqyrje ndërkombëtare dhe të ofroj garanci të forta se të dënuarit nuk do të lirohen para kohe në rast se nuk ka vendime nga Gjykata e Hagës.

Deri tani, gjykata ka lejuar që të dënuarit të mund të zgjedhin vendin ku duan të kryejnë dënimet e tyre, por nuk ka pasur praktikë që ta kryejnë në vendin e origjinës.Në Gjykatën e Hagës akuza janë ngritur ndaj 110 serbëve, kurse vetëm tre prej tyre janë shpallur të pafajshëm.

Top Channel