Mbyllet banka e afërt me Vuçiçin, nisin hetimet pas dyshimeve për 50 milionë euro jashtë vendit, përfshirë Moskën Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, reagoi ndaj zhvillimeve të fundit në dialogun Kosovë-Serbi, duke bërë thirrje që të mos shpërdorohet mundësia për kompromis.
Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Lunaçek fton palët të mos braktisin punën dhe negociatat e viteve të fundit, pasi mundësia për kompromis mbetet brenda dialogut Kosovë-Serbi.
“Megjithatë, koha po mbaron. Vendimarrësit politikë, veçanërisht në Beograd, por gjithashtu në Prishtinë, duhet të marrin përgjegjësitë dhe të garantojnë se nuk do të humbasë progresi i madh i viteve të fundit”, bën thirrje raportuesja e PE.
Ulrike Lunaçek kujton se pa një kompromis nuk mund të nisin negociatat me Serbinë dhe se refuzimi kompromenton edhe proçesin e integrimit të Kosovës.
“Propozimi i Përfaqësueses së Lartë Ashton, për të ofruar terren neutral për vazhdimin e dialogut është i mirëpritur. Udhëheqësit politikë në Kosovë dhe Serbi duhet ta shfrytëzojnë këtë shans”, nënvizoi Lunaçek.
Ajo ka konfirmuar në këtë mënyrë planet e baroneshës Ashton për një takim tjetër të mundshëm mes palëve.
Top Channel