Rusia mbështet qëndrimin e Serbisë në lidhje me Kosovën, por konsideron se zgjidhja e kësaj çështjeje është privilegj i Serbisë.

Kështu ka deklaruar kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev në takimin me homologun serb Ivica Daçiç, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Moskë.

“Nuk duhet ta nxisim ne këtë proçes, por Serbia. Ju duhet të jeni tejet të interesuar në adresimin e duhur të kësaj çështjeje”, ka thënë Medvedev.

Megjithatë, ai ka siguruar Daçiç se Rusia e di se sa i rëndësishëm është “problem i Kosovës për vëllezërit serbë”. Kryeministri Daçiç pritet të takohet edhe me presidentin rus, Vladimir Putin.

Top Channel