Serbia është gati e bindur se nuk do të nisë bisedimet për integrim në Bashkimin Evropian pas refuzimit të marrëveshjes me Kosovën.

Aleksandar Vuçiç, zëvendëskryeministri dhe njeriu që ndikoi tek refuzimi, tha se sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë një datë të tillë për Serbinë.

“Ne jemi të vendosur që të vazhdojmë bisedimet me Kosovën dhe të gjejmë një zgjidhje të qëndrueshme duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Serbisë”, deklaroi Vuçiç.

Ndërkohë, mediat serbe kanë filluar të spekulojnë për një vizitë të mundshme të shefes për Siguri dhe Politikë të Jashtme të BE-së, Catherine Ashton në Beograd. Por, asgjë nuk është konfirmuar.

Ndërkaq, sipas disa burimeve, zyrtarë të lartë të Serbisë janë në kontakt me ata perëndimorë në mënyrë që të arrijnë një kompromis. Por, duke parë situatën, nuk ka më asnjë lëvizje në drejtim të bisedimeve.

Top Channel