Një komision, i përbërë kryesisht nga këshilltarët e presidentit serb Tomisllav Nikoliç, ka hapur thesarin me gjërat personale të liderit jugosllav, Josip Broz Tito.

Qytetarët serbë presin që në të të gjendet një pasuri e tërë, pasi thuhet se Tito i kishte futur sendet e tij të çmuara në 13 thasë.

Por pas vdekjes së tij, në fillim të viteve ’80, objektet u transferuan në Bankën Kombëtarë të Jugosllavisë. Tani, Beogradi ka hapur kasafortën e tij.

Për shkak të proçedurave ende nuk është bërë e ditur se çfarë ka pasur brenda, por për tri dekada është spekuluar se do të gjendej ari, mijëra dinarë jugosllavë, paund britanik, marka dhe dollarë nga rrogat e tij, dhuratat e çmueshme dhe honoraret që kishte marrë.

Misteri më i madh i pasurisë që Tito kishte, përveç asaj që ia kishte falur shtetit, për disa ekspertë skeptikë do të zgjidhet me rezultate boshe pasi në të nuk do të ketë sekrete.

Top Channel