Marrëdheniet greko-gjermane në një periudhë tepër kritike për Athinën,
tërësisht të ndërvarur ekonomikisht nga Berlini,po lëkunden përsëri pas
fokusimit të mediave të të dy vendeve,por dhe të politikës, tek çështja e
dëmshpërblimeve të luftës.

Pas disa publikime te ‘Der Spiegel’ kunder pretendimeve greke, ëolfgang Schauble, ministri gjerman i Financave thekson ne nje interviste se Greqia nuk ka asnje shprese per demshperblimet e luftes nga Gjermania dhe shkakton reagime ne Athine.

Ministri i Jashtem Avramopoulos i eshte pergjigjur nga Parlamenti grek, se kompensimet gjermane jane nje çështje me parametra historike, humanitare, politike dhe ligjore dhe se Greqia ka te drejte te pretendoje zgjidhjen juridike te saj.

Ndersa zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ka deklaruar se Athina pret konkludimet e Keshillit Ligjor per hapat e metejshme,duke mos perjashtuar dergimin e ceshtjes ne Gjykaten e Hages.Edhe simboli i luftes greke kunder nazisteve ne Greqi dhe nje prej liderve te se Majtes Radikale, Manolis Glezos e ka quajtur z.Schauble mosnjohes te historise duke i kujtuar se Gjermania vertet ka bere dy luftra boterore, por te dy heret eshte mundur.

Gazeta gjermane ‘Tagesspiegel’ perkrah Athinen duke shkruar se Greqia pesoi me shume deme se kushdo prej vendeve te pushtuara nga Gjermania ne Luften e dyte Boterore me 130000 civile te vrare, si dhe 50% te infrastruktures dhe 75% te industrise te shkaterruar.

Sipas mediave dhe eksperteve nga te dy vendet, shuma e pergjithshme e kompesimeve gjermane te luftes si dhe te kredise qe i ka dhene Athina -Berlinit pas renies se Rajhut te trete, shkon ne 162 miliard euro dhe do te mjaftonte per te zgjidhur problemin ekonomik te Greqise duke reduktuar gati pergjysem borxhin kolosal te saj.
Por nga ana tjeter vleresohet se qeveria greke nuk do deshironte kurre tani,nje konfrontim te hapur me Berlinin, shpetimtarin e saj financiar.

Top Channel