Mijëra persona kanë protestuar në kryeqytetin e Vojvodinës, Novi Sad për shkak të një dokumenti të cilin qeveria dhe Kuvendi i krahinës lindore serbe pritet ta miratojë për të garantuar respektimin e kushtetutës së Serbisë për autonominë e kësaj zonë.

Protestuesit janë ftuar nga organizata dhe parti në pushtet në zonën qendrore pasi qeveria lokale dyshon se Serbia mund t’i heqë autonominë. Me parrulla për Kosovën dhe kundër separatizmit në Vojvodinë, militantët e partive në pushtet kanë kërkuar dorëheqjen e institucioneve lokale.

Vojvodina në ish-Jugosllavi ka pasur gjithnjë autonomi të barabartë me Kosovën dhe ka qenë një nga dy krahinat e njohura me Kushtetutë. Por, banorët e këtushëm me shumicë serbe, përkatësisht partitë politike në pushtet, që në nivel qendror i përkasin më shumë atyre opozitare, kanë kërkuar më shumë pavarësi nga qeveria e Serbisë.

Top Channel