Anëtari i presidencës boshnjake, Zhelko Komshiç ka anuluar vizitën e tij në Beograd të planifikuar për datën 23 prill.

Presidenti serb, Tomisllav Nikollic, ka irrituar sërish boshnjakët, pas deklaratave të fillimit se nuk ka ndodhur masakra e Srebrenicës dhe disa problemeve të tjera në rajon. Nikollic ka deklaruar gjatë një takimi për situatën në Kosovë me krerët e Republikës Serbe të Bosnjës, se ky ishte një konsultim konstruktiv “i dy shteteve serbe“.

Republika Serbe në Bosnje është një krahinë që ka kompetenca ekzekutive, por në bazë të marrëveshjes së Dejtonit është pjesë përbërëse e shtetit boshnjak.

Komshic e ka cilësuar skandaloz edhe fjalimin e Nikollic në Kombet e Bashkuara, kur ka folur për krimet e luftës. Komsic nuk do të marrë pjesë as në një takim trilateral të planifikuar në Ankara në mes të Turqisë, Bosnjës dhe Serbisë.

Top Channel