Një liber i veçantë është promovuar të dielën edhe në Prishtinë. Zëdhënësi i ish-kryeministrit britanik, Tony Blair, Alastair Campbell ka sjellur për lexuesit në Kosovë ditarin e tij me titull “Vitet me Tony Blair”, ku të pranishëm ishin kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, lideri i PS-së Edi Rama, si dhe shumë figura nga jeta akademike në Kosovë.

Campbell e ka filluar promovimin me shaka, duke marrë një foto si kujtim nga kjo ngjarje, siç tha ai, për t’i treguar vajzës së tij e cila nuk kishte besuar se kaq shumë njerëz do të merrnin pjesë në këtë promovim…

Në këtë libër autori ndalet edhe tek lufta e Kosovës, bombardimet e NATO-s kundër Serbisë, por sjell edhe dëshmi për përiudhën 1994-2003, që ishte vendimtare jo vetëm për Britaninë e Madhe, por edhe për rolin e saj në krizat botërore.

“Nëse ecim nëpër Prishtinë ka shumë shumë gjëra të cilët duhet të punohen. Por kur kalova kufirin me Shqipërinë ditë më parë, unë reflektova se herën e fundit kur isha në atë kufi ishin mijëra njerëz të cilët po shpërnguleshin dhe kjo nuk është edhe aq larg. Është ndjenja sikur ka kaluar shumë kohë por historikisht është afër dhe tashmë e keni shtetin e pavarur. Kemi disa probleme me njohjet bë Bashkimin Evropian dhe në disa shtete tjera, por shumica e vendëve e kanë njohur Kosovën sit ë pavarur dhe ky është një progress i madh”, tha ai.
 
“Zoti Cambpell është një emër i lidhur me shqiptarët, mendoj pazgjidhshmërisht pothuajse me rangun e atyre figurave të rëndësishme të perëndimit të sotëm, të cilët u takuan në një prej çështjeve të tyre të rëndëishme edhe me çështjen e Kosovës, me bombardimet e NATO-s dhe në përgjithësi të çështjes shqiptare”, vlerësoi politologu, Henri Çili.            

Ndërkaq kreu socialist Edi Rama, duke folur për përshtypjet për librin, e ka vlerësuar atë si të shkëlqyer, ndërsa tha se i la mbresa fjalimi i autorit të librit i cili foli për ndryshimet brenda një kohë jo shumë të gjatë.

 “Sot jemi në një tokë që qeveriset nga të zotët e atdheut të tyre dhe kjo është edhe në fund të fundit magjia e politikës dhe e ndryshimit që ndodhë edhe pse përditshmëria na bënë shpesh që të jemi mosbesues dhe t’i dorëzohemi shprehjes së rëndomtë se asgjë nuk ndryshon”, tha Rama.  
 
Libri ka rreth 900 faqe dhe është i ilustruar edhe me foto nga vizita e Tony Blair që i kishte bërë në Maqedoni të shpërngulurve nga Kosova gjatë vitit 1999.

Top Channel