Ish të përndjekurit, sërish në zinxhirë

15/04/2013 00:00

Një grup i ish të përndjekurve politikë kanë protestuar mëngjesin e së
hënës para Parlamentit, për dëmshpërblimin monetar për vitet e burgut të
kryera në kohën e komunizmit.

Disa prej tyre kishin zgjedhur menyren e e lidhjes me zinxhire dhe me dryn, duke simbolizuar nje tjeter burgim.
Por protesta e tyre ka zgjatur fare pak, pasi jane shperndare nga forcat policore duke u shoqeruar ne ambientet e komisariatit numer nje ne Tirane.

Ish-te perndjekurit qe u shprehen gjate protestes, se ende nuk i kane marre parate qe u takojne ne baze te ligjit dhe se kane paralajmeruar pershkallezim te protestes se tyre.

Ata thane se, ne do te kalojne serish ne ndonje proteste tjeter ekstreme si ajo e fillimit te vitit, nese qeveria do te vazhdoje te mos u jape demshperblimin. Policia arriti t’i shperndaje protestuesit ende pa nisur seanca parlamentare e se henes.

Braçe: Protesta u shpërnda me dhunë

Deputeti socialist Erjon Braçe, përmes rrjetit social Facebook, bën me dije se në krye të gardistëve dhe policëve që shpërndanë protestën e ish-të përndjekurve ishte zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Brecani. Për ketë person u njoftua pak ditë më parë se ishte pezulluar nga detyra, pasi u akuzua se në ambientet e komisiariatit kishte qëlluar një prej operatorëve të Top Channel.

“Hoqën me dhunë gazetaret dhe kameramanet nga vendngjarja, i shtyne dhe i larguan, pastaj moren gershere dhe prene zinxhiret, pastaj moren me dhunë ish te perndjekurit dhe po me dhunë i shoqeruan ne Komisariatin e Policise.I pashe vete te gjitha. Keshtu nis dita e punes se nje akoma deputeti”, thotë Braçe.

Top Channel