Gjykata Administrative në Shkup ka vendosur të hënën që të ketë rivotime për raundin e dytë edhe në komunën e Strugës. Me këtë vendim kontestohet fitorja e kandidatit shqiptar Ziadin Sela që në raundin e dytë.

Trupi gjykues ka vendosur që të ketë rivotime në 9 vendvotime, duke pranuar paditë e parashtruara nga VMRO-DPMNE për parregullësi.

Me këtë vendim do të ketë rivotime për raundin e dytë në komunën e Strugës, në garën midis kandidatit shqiptar Ziadin Sela dhe kandidatit maqedonas Vladimir Koçoski.

Sipas këtij vendimi, numri i votuesve ku do të ketë rivotime është 7.530. Në raundin e dytë, Sela ka pasur mbi 5 mijë vota epërsi ndaj kandidatit maqedonas Koçoski.

Top Channel