Pas dorëheqjes së nënkryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Denar
Biba, paraditen e të mërkurës është larguar nga ky institucion edhe
anëtarja tjetër e propozuar nga Partia Socialiste.

Albana Shtylla, në letrën e dorëheqjes së parevokueshme të saj deklaron se Kuvendi, me shkarkimin e një prej anëtarëve të KQZ-së ka cënuar pavarësinë e institucionit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. I njëjti motivacion ishte paraqitur edhe nga nënkryetari Biba në tekstin e dorëheqjes.

Shtylla eshte votuar nga Kuvendi si anetare e KQZ e propozuar nga Partia Socialiste dhe aktualisht ne kete institucion opozita nuk eshte me e perfaqesuar. Brenda dy ditesh nga KQZ iken tre anetare, nje u shkarkua nga Kuvendi dhe dy dhane doreheqjen.

Pas kesaj situate te krijuar në KQZ, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i eshte drejtuar permes nje letre zyrtare kryetarit te grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi, duke i kerkuar qe Partia Socialiste te sjelle brenda afatit ligjor, prej 48 oresh, kandidaturat per zevendesimin e anetareve te dorehequr.

Por nderkohe, burime nga Partia Socialiste deklaruan se nuk do te dorezohen kandidatura per zevendesimin e dy vendeve te mbetura bosh nga doreheqjet ne KQZ. Sipas kesaj partie, pas zevendesimit te dhunshem te anetarit Ilirian Muho, ky institucion ka humbur legjitimitetin ndaj dhe nuk do te paraqese kandidatura brenda 48 oresh, ashtu sikurse kerkon edhe kryetarja e Kuvendit ne letren drejtuar kreut te grupit socialist Gramoz Ruçi.

Kete qendrim e paralajmëroi më heret vete kryetari i Partise Socialiste Edi Rama pas takimit me zyrtarin e Departamentit te Shtetit, Jonathan Moore, kur tha se këtu nuk flasim për zëvendësim personash, këtu flasim për rikthimin në ligjshmëri të KQZ-së.

Top Channel