Pa Serbinë, Kosova nuk ka pavarësi. Presidenti serb, Tomisllav Nikoliç i
ka bërë këto komente në prag të vazhdimit të bisedimeve në mes të
Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, fillimi i negociatave për anëtarësim në BE-së është i rëndësishëm, por kjo nuk mund të ndodh nëse Serbisë i kërkohet te shkele mbi veten. Një nga gjërat që Nikolic e ka bërë të qartë është se kufiri serb është i pakalueshëm kur bëhet fjalë për shtrirjen e institucioneve të Kosovës.

“Beogradi nuk mudn te pajtohet me idene që institucionet e Prishtinës të shtrihen në tërë territorin e Kosovës“, ka thënë kreu i shtetit serb.

Mediat vlerësojnë se do të ketë presion lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes, të cilës Qeveria e Beogradit i tha jo. Megjithatë duket se Serbia ka qëndrime të ndryshme në nivele të ndryshme pushteti. Analistët vlerësojnë se në rast të mos arritjes së marrëveshjes, bisedimet mund të zhvillohen nga organizma të tjera jashtë Bashkimit Evropian.

Top Channel