Komuna e kryeqytetit grek do të detyrohet që së shpejti të mbyllë disa seli teatrale dhe të tjera që shërbejnë për shfaqje e spektakle pasi në këto struktura nuk respektohen normat e sigurisë.

Lajmin e kanë bërë të ditur disa përgjegjës të komunës së Athinës, sipas të cilëve nga kontrollet e kryera në 89 seli kulturore, 27 prej tyre kanë rezultuar pa liçencë për ushtrimin e aktivitetit.

Ndërsa 50 hapësira të tjera ku zhvillohen shfaqje teatrale paraqesin probleme që mund të vënë në rrezik jetën e spektatorëve, kanë saktësuar zyrtarët vendorë.

Top Channel