Serbia shpreson që do të ketë një marrëveshje me Kosovën deri të hënën.
Ndërsa në mediat serbe, zëvendëskryeministri Aleksandar Vuçiç, ka thënë
se vendi i tij i ka marre te gjitha ato qe kishte kërkuar më parë.

Ish-presidenti serb, Boris Tadiç, theksoi se duhet të gjendet një zgjidhje pasi pa hequr problemin e Kosovës shoqëria nuk mund të ece perpara. “Shpresoj që marrëveshja të jetë e tillë që të mos sjell kriza të reja, por edhe të mos shkaktoje tensione dhe cenim të proceseve demokratike në Serbi, të cilat janë parakusht për të qenë anëtare e BE-së“, ka thënë Tadiç.

Oliver Ivanovic, një nga liderët e serbëve të veriut, u shpreh se beson tek marrëveshja. Delegacioni serb pas analizës në presidencën serbe që i kanë bërë takimeve të mëhershme në Bruksel kanë thënë se nuk do të pranojnë ndryshimet në pikën 14 dhe 9 të marrëveshjes 15 pikëshe. Serbia nuk pranon integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe kushtin për polici siç e kërkon Kosova.

Top Channel