“Shiu i Halloween”, Rama poston foto nga protesta poshtë zyrës së tij, s’i kursen ironitë: Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm Opozita jo vetëm që nuk ka ndërmend që t’i bojkotojë zgjedhjet, por përkundrazi kërkon t’i afrojë ato. Kështu deklaroi në qytetin e Lezhës, kryetari i LSI, Ilir Meta.
Ai u takua me strukturat lokale të partisë që drejton, takim që shënoi edhe hapjen e fushatës elektorale.
“Opozita jo vetëm që nuk ka ndërmend të bojkotojë zgjedhjet, ta harrojë Berisha i pari dhe pastaj të tjerët, jo vetëm që nuk kërkon të shtyjë zgjedhjet, por përkundrazi kërkon t’i afrojë ato”, deklaroi Meta.
Meta komentoi edhe koalicionin e ri opozitar mes Partise Socialiste dhe LSI-së, e cila sipas tij nuk është kundër kryeministrit Berisha, por në favor të qytetarëve.
“Nuk është një koalicion me PS-në kundër PD-së, është një koalicion për ndryshimin e Shqipërisë. Është një koalicion edhe për t’i hapur rrugën ndryshimeve në PD. Sepse për fat të keq, pavarësisht nga përpjekjet tona aktive e konstruktive, gjatë këtyre katër viteve bashkëpunimi dhe bashkëqeverisjeje me PD-në rezultoi se ishte kthyer në një problem shqetësues përqendrimi i pushteteve dhe i drejtimit të shumë institucioneve nga kjo forcë politike. Më 23 qershor Shqipëria nuk do të jetë kaq e ndarë sa është sot dhe ne duam që pas kësaj date shqiptarët të mos ndihen kaq të përçarë si sot”, theksoi Meta.
Top Channel