Qeveria e Serbisë financon kriminelët e luftës që janë gjykuar në
Gjykatën e Hagës.Në një njoftim në fletoren zyrtare është publikuar një
vendim lidhur me financimin ose mbështetjen financiare, siç është
quajtur, të shtetasve të Serbisë që gjendjen në burgun e Hagës.

Organizata Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, ka reaguar duke thënë se qytetarët financojnë nga taksat e tyre njerëzit që plotfuqishëm janë shpallur fajtor për krime lufte.

Sipas vendimit, reagon organizata, gjenerali serb i akuzuar për masakrën e Srebrenicës, Ratko Mlladic, nga shteti serb për shpenzime të qëndrimit në paraburgim do të marrë 200 euro në muaj, ndërkohë arrestimi i tij shtetit i ka kushtuar rreth 1 milionë euro në muaj.

“Me këtë vendim për financim dhe mbështetje për të gjykuarit shteti shpërblen përgjegjësit për shkelje masive të të drejtave të njeriut gjatë luftërave të viteve ’90“, thuhet në reagim. Serbia ka kërkuar kohë më parë që shtetasit e saj ta vuajnë dënimin në vendin e tyre.

Top Channel