Korçë, restaurimi i xhamisë së vjetër

23/04/2013 00:00

Xhamia e vjetër e Iliaz Bej Mirahorit në Korce, e cila daton prej vitit
1496 dhe mbart vlera historike, kulturore, fetare, por edhe
arkitektonike, tashme duket se do te njohe doren e restaurimeve. E lene
prej 15 vitesh pa asnje nderhyrje, kjo xhami do te restaurohet ne
afresket e saj nga restauratore te specializuar turq.

Agjencia Turke per Koordinim dhe Zhvillim TIKA, si partner kryesor i Ministrise se Kultures do te mundesoje financimin e ketij projekti, zbatimi i te cilit eshte njoftuar se do te filloje se shpejti per t’i rikthyer vlerat e verteta kesaj xhamie.

Xhamia e Iljaz Bej Mirahorit eshte nje monument kulture i kategorise se pare. Ajo u ndertua nga Iljaz Hoxha, njekohesisht i njohur si Iljaz Bej Mirahori, ishte nder te paret shqiptare jeniçere, dijetar dhe mesuesi personal i sulltan Bayazid i Dyte ne Perandorine Osmane. Hoxha ishte martuar me vajzen e Mehmet II dhe ishte drejtues ne sanxhakun e Korçës, ku ndertoi edhe xhamine e pare.

Top Channel