Beogradi zyrtar i ka bërë thirrje shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën që të mos e ndryshojnë qëndrmin e tyre, pasi me marrëveshjen mes dy vendeve Serbia nuk e ka njohur pavarësinë e saj.

Këshilltari i presidentit serb, Marko Gjuriç e bëri këtë apel të mërkurën, gjatë një takimi që zhvilloi me ambasadorët e disa shteteve që nuk e kanë njohur shkëputjen e Kosovës nga Serbia, raporton “REL”.

Ai u tha diplomatëve të huaj se Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës dhe se për këtë çështje nuk do të ndryshojë as pozitën e saj parimore, pavarësisht interpretimeve “tendencioze” që po bëhen në ditët e fundit nga mediat serbe dhe të huaja.

“Vendosja në këtë kontekst e marrëveshjës se arritur në Bruksel nuk i kontribuon arrjtjes së një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse për çështjen e Kosovës, por as stabilitetit të përhershëm të mbarë rajonit”, tha Gjuriç.

Gjuriç, sipas raportimeve, njoftoi ambasadorët me “të rejat e fundit” lidhur me zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe u paraqiti atyre sfidat e ardhshme me vazhdimin e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjes së firmosur nga dy kryeministrat.

Top Channel