Greqia mban vendin e parë në botë përsa i përket rritjes së dhunës
raciste gjatë vitit 2012. Statistikat tronditëse të Komisionit të Lartë
të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët janë paraqitur në një konferencë
shtypi në sallën e Unionit të Gazetarëve të Athinës.

Vetem gjate vitit te kaluar jane regjistruar 154 raste te dhunes raciste, prej te cilave 151 ndaj emigranteve te huaj dhe vetem tre ndaj shtetasve europiane.

“Kemi paralelisht një rritje të numrit te sulmeve, por gjithashtu dhe kjo eshte me te vertete me shume shqetesuese,kemi një përshkallëzim në tensionin e kësaj dhune, kemi një ndryshim  në armët e përdorura.
Shumica e rasteve jane shenuar ne Athine ne zonat e qendres se kryeqytetit, ku banojne me shume te huajt dhe te tjerat ne Patra,Korinth, Igumenice dhe ne disa zona periferike apo ishuj”, thotë Kostis Pappaioannou Komisioni Kombetar i te Drejtave te Njeriut.
 
Mbi 75% e sulmeve  kane ndodhur ne ambiente publike,ndersa pjesa tjeter ne burgje , autobuse apo trena,ne shtepite dhe dyqanet e emigranteve. Autoret ne me te shumten e rasteve kane kryer demtime trupore dhe fizike ndaj te huajve.

“Me pare kur keta njerez kane ardhur ne Greqi kane gjetur dashuri dhe mikpritje, por kohët e fundit, gjëja e parë që ata hasin është racizmi dhe dhuna”, thotë Raza Golani, kryetar i Komunitetit Afgan në Greqi.
 
Grupet e të drejtave të njeriut i bejne thirrje qeverise greke që të marrë masa të ashpra kundër dhunës raciste në vend pasi vihet re nje rritje e urrejtjes ndaj te huajve, ne nje moment kur nje nder kater greke eshte i papune, per shkak te recensionit te ekonomise qe vazhdon per me shume se pese vjet.
 
Rasti me trondites ishte ai i javes se kaluar kur tre mbikëqyres ne plantacionet e luleshtrydheve ne gadishullin e Peloponezit kane qelluar me arme mbi nje turme emigrantesh qe kerkonin pagat e tyre prej gjashte muajsh, duke plagosur pothuajse 30 vete.
 
Greqia perben prej vitesh nje portë hyrje për emigrantët kryesisht aziatike dhe afrikane, qe perpiqen te shkojne drejt vendeve europiane. Shumica e tyre nuk ja arrijne dhe bien pre e shfrytezimit te punedhenesve vendas qe i punesojne ilegalisht, me paga qesharake dhe te pasiguruar.

Top Channel