Shumica e qytetarëve serbë e mbështesin marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve të arritur javën e kaluar me Kosovën.

Kështu tregojnë të dhënat e një sondazhi të publikuar të enjten, sipas të cilit marrëveshja e negociuar nga BE përkrahet nga 57 për qind e të intervistuarve dhe kundërshtohet nga 29 për qind e tyre.

Sipas agjencisë gjermane të lajmeve “DPA”, rreth 14 për qind të personave të pyetur nuk kanë dashur të japin një qëndrim pro ose kundër.

Rreth 17 për qind nga 1180 persona të marrë në pyetje nga agjencia “Faktor Plus” në Beograd thonë se marrëveshja Kosovë-Serbi tradhton interesat kombëtare serbe.

Ndërsa 57 për qind pajtohen me liderët politikë serbë, se kjo marrëveshje ishte maksimumi që ata mund të arrinin në proçesin e bisedimeve.

Gjithashtu, 43 për qind e të pyeturve janë përgjigjur se besojnë që marrëveshja e çon vendin e tyre më pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Top Channel