Armë kimike në Siri

26/04/2013 00:00

Kryeministri britanik, David Cameron tha se ekzistojnë “fakte të
kufizuara” për përdorimin e armëve kimike nga ushtria siriane. “është
tejet serioze- tha ai për BBC-në- Ky është krim lufte”.

Të enjten, Shtëpia e Bardhë tha se shërbimet sekrete- megjithese nuk kane nje informacion plotesisht te sigurte- besojnë se Siria ka përdorur gazin sarin. Sipas tyre ka zhvendosur një “sasi te vogël” por nuk dha detaje se ku dhe kur janë përdorur.

Megjithate, u saktesua se keto informacione nuk përbejne provën e përdorimit të armeve kimike.Duke mbeshtetur paralajmerimin e Uashingtonit, Kryeministri britanik, David Cameron tha se perdorimi i armëve kimike do të shënonte vijën e kuqe çka do t’i hapte rrugën ndërhyrjes se mundshme në Siri. ‘Foreing Office’ u beri jehone pretendimeve amerikane duke thene “se ka informacione te kufizuara” nga disa burime për përdorimin e armeve kimike në Siri.

Sic raporton BBC, Britania e Madhe arriti te mbledhe fakte brenda sirise dhe jane verifikuar nga Laboratori i Shkences dhe Teknologjise se Mbrojtjes. “Materiali i marre brenda Sirise rezultoi pozitiv per perdorimin e gazit sarin”.
 
Duke folur për gazetaret në Abu Dabi, te enjten, sekretari amerikan i Mbrojtjes Cak Hagel tha se perdorimi i gazit sarin “shkel cdo konvente lufte”. Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerri tha se ka dy shembuj te perdorimit te armeve kimike.

Siria ka nje sasi te madhe te armeve kimike dhe bashkesia nderkombetare ka qene e shqetesuar kohet e fundit per ruajtjen e tyre. Megjithese kane qarkulluar shume akuza, nuk ka patur asnje konfirmim per përdorimin e armeve kimike gjate konfliktit qe zgjat prej dy vjetesh ne Siri. Ne dhjetor, presidenti amerikan, Barak Obama paralajmeroi ne dhjetor se Presidenti Bashar Al Asad do te perballe me pasoja nese ai do te perdore te tilla arme.

Pas SHBA reagon edhe KE: Kjo është e papranueshme

Komisioni Europian e konsideron krejtësisht të papranueshme përdorimin e armëve kimike në Siri, duke iu shtuar kështu zërit të Shteteve të Bashkuara dhe atij të Britanisë që dënojnë shfrytëzimin e armëve të tilla.

 Por nga ana tjeter duke theksuar njëkohësisht se bllokut europian i nevojiten prova bindëse për një situatë të tillë përpara se të mendojë për ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme.

“Linja që ne ndjekim është tepër e thjeshtë: përdorimi i armëve kimike në çfarëdo lloj rrethane është i papranueshëm. Por në po e monitorojmë situatën bashkë me partnerët tanë ndërkombëtarë, në mënyrë që të shohim se çfarë ka ndodhur vërtet, sepse për momentin nuk është krejtësisht e qartë. Shpresojmë se do të ketë një hetim të OKB-së brenda Sirisë, i cili të hedhë drite mbi rrjedhën e ngjarjeve”, deklaroi Michael Mann, zëdhënës i KE.

Komentet e zëdhënësit të KE-së erdhën pas deklaratave të sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Chuck Hagel, i cili duke cituar të dhënat e burimeve të inteligjencës, u shpreh se regjimi i Bashar al Assad ka përdorur armë kimike në shkallë të vogël kundër rebelëve sirianë, e më saktë substancën gaz sarin.

Por Komisioni i mëshon idesë se duhen prova të sigurta për të vendosur sesi do të veprohet më tej. “Ne e kemi parë të gjithë se regjimi në Siri nuk ka ndonjë respekt të madh për jetët njerëzore, por në këtë rast nuk mund të dalim në përfundime pa pasur në dorë prova konkrete”, nënvizoi Mann.

Pas Shteteve të Bashkuara, edhe kryeministri britanik David Cameron foli për të dhëna në rritje sipas të cilave qeveria siriane ka përdorur armë kimike kundër rebelëve, duke mbështetur kështu raportin e agjencive amerikane të zbulimit.

Cameron e cilësoi këtë një zhvillim “shumë shqetësues”, që përbën sipas tij një krim lufte dhe duhet të përfaqësojë “vijën e kuqe” për bashkësinë ndërkombëtare.

Por për ngurrimin e bllokut europian, arsyet mbase duhen kërkuar prapa në kohë. Lufta e Irakut u mbështet e gjitha mbi këmbënguljen e Uashingtonit se ish-diktatori Sadam Husein kishte armë të shkatërrimit në masë, të cilat mund t’i përdorte në çdo moment, por deri më sot armë të tilla në këtë vend nuk janë gjetur.

Top Channel