Komisari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle ka thënë se ka ardhur në Serbi për të inkurajuar për arritjet e bëra.

Por, sipas tij, duhet shfrytëzuar ky rast për qytetarët dhe marrëveshja e arritur duhet të zbatohet në mënyrë që në samitin e qershorit Serbia të fillojë bisedimet pa kushte për integrim me Bashkimin Evropian.

Fyle ka përgëzuar Serbinë edhe për përpjekjet për luftën kundër korrupsionit, por ka thënë se kjo është njëra prej gjerave më të rëndësishme për të arritur një progres. Fyle, ka takuar zyrtarët e lartë të shtetit serb në kohën kur serbët në veri janë duke kundërshtuar marrëveshjen me Kosovën dhe kërkojnë referendum.

Ndërkohë që Kuvendi i Serbisë ka filluar diskutimin për Kosovën në një seancë të veçantë, e cila është përcjellë me protesta nga partitë radikale.

Top Channel