Policia boshnjake ka vënë nën pranga dhe ka nisur hetimet kundër presidentit të kantonit të quajtur Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës, Zhivo Budimir, një prej dy njësive kryesore të shtetit.

Shumica e mediave dhe opinionit gjatë tërë ditës dhanë informacione kontradiktore, por në mbrëmje, prokuroria boshnjake konfirmoi arrestimin e
tij, edhe pse policia fillimisht është përballur me imunitetin që i garanton mbrojtje
presidentit deri në heqjen e tij nga parlamenti.

Budimir dyshohet se ka marrë rryshfet për të mundësuar lirinë e personave që gjenden në burg pasi pozita e tij mundëson amnistinë e të burgosurve një herë në vit. Policia, në një fushatë anti-korrupsion, ka rrethuar presidencën që udhëheq Budimir, kurse po ashtu është rrethuar edhe Këshilli i Ministrave që ndodhej në një mbledhje në qytetin e Mostarit.

Siç bëhet e ditur, hetuesit kanë marrë dokumente të ndryshme nga zyrat e të dyshuarit. Budimir në sistemin boshnjak është një nga pesë njerëzit kryesor të shtetit që udhëhiqet nga një këshill presidentësh prej tre anëtarësh, kurse dy kantonet kanë edhe nga një president.

Top Channel