Lideri i Partisë Social Demokrate Maqedonase, Branko Crvenkovski, paraqiti dorëheqjen e tij nga detyra e kryetarit të partisë dhe konfirmoi se nuk do të garojë për një mandat të ri si kryetar në kongresin e ardhshëm partiak.

Social Demokratët janë partia më e madhe në opozitë në fqinjin tonë lindor. Crvenkovski argumentoi dorëheqjen e tij me faktin se kursi politik i ndjekur prej tij u kundërshtua së fundmi nga disa drejtues të lartë të partisë.

Ish-presidenti i Maqedonisë, Crvenkovski, konsiderohej gjerësisht si kandidati potencial për të zëvendësuar Gruevskin në të ardhmen, në pozicionin e kryeministrit.

Ai refuzoi kërkesën për të drejtuar partinë deri në kongresin e muajit qershor. E mbetur pa kryetar, Partia Social Demokrate Maqedonase pritet që të afrojë datën e kongresit.

Top Channel