Gara mbarëshqiptare e ‘ICT Albania’

27/04/2013 00:00

Dhjetra të rinj profesionistë nga të gjitha trevat shqiptare kanë qenë
pjesë e një gare mbarëkombëtare në sektorin e ‘ICT Albania’.

Vlerësimi i vlerave më të mira individuale në fushën e teknologjisë së informacionit në sektorin publik apo privat ka qene në themel të kësaj gare, e cila është finalizuar në këtë mbrëmje gala të mbështetur nga Fondacioni ‘Dritan Hoxha’, si dhe nga mediumet e ‘TIK-ut’, “PcWorld”, ‘CIO’ dhe “Computer World” dhe partnere te tjere.

“Fusha e ICT-së, fusha e telekomunikacionit është një fushë tërheqëse. I përgëzoj të gjithë, por në veçanti i përgëzoj organizatorët dhe mbështetësit e tyre, siç është Top Channel, sepse pa ndihmën e tyre nuk ka asnjë mundësi që këto talente të reja të shfaqen”, tha kryetari i Jurisë, Ismet Hamiti.

“Jam shumë e nderuar që të përfaqësoj Fondacionin ‘Dritan Hoxha’ në eventin e parë të ‘Albania ICT Awards’. Dritan Hoxha, themelues i ‘Top Medias’, ka qenë një ndër biznesmenët më të suksesshëm me një kontribut të çmuar në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në trevat mbarëshqiptare. Kompania ‘Top Media’ vazhdon punën e zotit Dritan Hoxha, duke promovuar vazhdimisht fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit”, tha drejtoresha e Fondacionit, Vjollca Dako.

Në këtë mbrëmje, ku ishin të pranishem edhe ambasadori i Shteteve te Bashkuara Aleksander Arvizu, ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi dhe perfaqesues te rendesishem te kompanive te teknologjise se informacionit, u dhane disa çmime vleresuese.

“Kemi kënaqësi t’u japim çmime atyre shqiptarëve të rinj, të cilët me talentin e tyre kanë prodhuar aplikacione e software”, tha Ministri i Inovacionit, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, Genc Pollo.

Nje pjese e madhe e pjesemarreve dhe e aplikacioneve kanë qene ne nivele te larta, dhe me shtrirje ne te gjitha trevat shqipfolese. Ne kete gare jane vleresuar me çmime nga juria 13 te rinj, me talente te veçante ne fushen e teknologjise.

Fituesit e gares    ‘Albania ICT Awards’
Betim Drenica      “Creavity of the year”
Fatjon Sakiqi         “Medalje Vleresimi”
Labinot Bytyqi       “Medalje Vleresimi”
Oltion Prifti           “Medalje Vleresimi”
Jetmir Sadiku       ” Medalje Vleresimi”
Bardh Lohaj           “Diploma e Vitit”
Marenglen Biba     “Akademiku i Vitit”
Ilir Capuni             “Medalje Vleresimi
Neki Frasheri         “Medalje Vleresimi”
Elio Qoshi             “Ylli ne Ngritje i Vitit”
Julian Kanini         “Mobiliteti i Vitit”
Klevis Mino           “Medalje Vleresimi”
Vatan Beqrama     “Medalje Vleresimi”

Top Channel