Gjykata e Sarajevës urdhëroi ndalimin për një muaj të Zivko Budimir, presidentit të Federatës boshnjako-kroate, i akuzuar për korrupsion.

Ai u arrestua të premten, bashkë me 17 persona të tjerë. Sipas prokurorëve, Budimir ka marrë rryshfete për të garantuar lirinë e të dënuarve.

Ata kërkuan 30 ditë paraburgim për të penguar largimin e tij nga vendi, ndërsa avokatët deklaruan se do të apelojnë vendimin.

“Partia e Drejtësisë dhe Besimit”, e drejtuar nga Zivko Budimir, akuzoi prokurorët se po “përzihen në çështjet politike të vendit”.

Federata boshnjako-kroate, së bashku me Republikën Serbska, përbëjnë Bosnjë-Hercegovinën. Secila ka presidentin e saj, qeverinë, parlamentin, policinë dhe organe të tjera.

Top Channel