Parlamenti grek ka miratuar me 168 vota pro dhe 123 kunder projektligjin
e fundit te reformave dhe masave te kursimit, si kusht per marrjen e dy
kesteve te radhes me vlere prej 8.8 miliardë euro nga kreditoret e
huaj.

Midis te tjerash ky projektligj permban pushimin nga puna te me shume se 15 000 nenpunesve te administrates civile deri ne vitin 2014, privatizimin e shume organizmave shteterore dhe gjysme shteterore apo mbylljen e tyre, taksa te reja mbi pronen private, rritjen e oreve te mesimit per mesuesit. Synimi i tij eshte krijimi i nje shteti modern me pak te kushtueshem qe do te risjelle ne rrugen e zhvillimit ekonomine e rrenuar te vendit.

“Jemi duke ecur nëpër një rrugë shumë të vështirë, por kjo do të jetë një histori suksesi”, theksoi Antonis Samaras, Kryeministër grek.

Eshte hera e katert qe Greqia aprovon ne Parlament masat shtrenguese dhe reforma qe prej vitit 2010, kur kerkoi ndihme nga FMN dhe BE, pasi rrezikonte falimentimin dhe daljen nga zona e Euros. Por eshte hera e pare qe Qeveria greke thyen nje tabu prej disa dekadash, duke pushuar nga puna nenpunes te administrates shteterore qe deri dje mbroheshin nga Kushtetuta, ne nje kohe qe papunesia ne vend ka arritur ne 27%, me e larta ne shtetet e zones se euros dhe ekonomia e saj vazhdon te tkurret per te gjashtin vit rrjesht.

“Unë besoj fuqimisht se jemi në rrugën e duhur dhe kjo është gjëja më e rëndësishme pasi kishim nje mbështetje të fortë sonte ne Parlament”, tha Janis Sturnaras, Ministri i Financave.

Ndersa ne Parlament votohej projekligji qe konsiderohet nga partite e opozites si nje ligj qe gjunjezon perfundimisht klasen e mesme dhe shkaterron shtresat e varfra, jashte nderteses disa qindra qytetare kane protestuar duke mbajtuar ne duar pankartat ne te cilat shkruhej: “Po shkaterroni jetet tona”.

Top Channel