13:58 TN "Guximi i nje gruaje"
15:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Media në Shqipëri, pjesërisht e lirë
01/05/2013 22:45

Media në Shqipëri është pjesërisht e lirë. “Freedom House”, në raportin e saj për lirinë e shtypit në botë, që u publikua të mërkurën, e rendit Shqipërinë me 49 pikë, dy pikë më lart nga viti i kaluar, në një shkallë vlerësimi, ku 0 është rezultati pozitiv dhe 100 ai negativ.

Vendi ynë renditet i 96-ti mes 197 vendesh, krahasuar me vendin e 107 të vitit të kaluar. Drejtoresha e projektit për lirinë e shtypit në “Freedom House”, Karin Karlekar, në një intervistë për Zërin e Amerikës, tha se këtë vit është vënë re një përmirësim për Shqipërinë.

“Rezultati për Shqipërinë u rrit me dy pikë, pra është një prirje pozitive krahasuar me atë, që kemi parë vitet e fundit. Një nga zhvillimet pozitive, që kemi vënë re, është eliminimi i dënimeve me burgim për rastet e shpifjes në sferën ligjore. Mendoj se, kjo solli si rezultat përmirësim më të gjerë në mjedisin e medias”, tha Karin Karlekar.

Drejtoresha e projektit për lirinë e shtypit shpjegon se, një prej sfidave kryesore të medias në Shqipëri është mospërputhja e klauzolave ligjore me standardet ndërkombëtare.

“Po ashtu, ka raste sulmesh dhe shqetësimesh ndaj gazetarëve, që mbulojnë ngjarje, dhe ky është një shqetësim i vazhdueshëm. Ka shqetësime edhe për anën ekonomike, përsa i takon pronësisë dhe përqendrimit të organeve të medias, si dhe njëanshmërisë së tyre.  Por, në përgjithësi, rezultati numerik për Shqipërinë ka qenë i qëndrueshëm vitet e fundit dhe ky vit ishte pozitiv falë përmirësimit ligjor”, tha Karlekar.

Por, çfarë do t’i duhej Shqipërisë të kalojë nga një vend me liri të pjesshme, në ato me media të lirë?

“Do të duheshin më shumë reforma ligjore, më shumë liri informimi, një ambjent më i hapur rregullator, si dhe më pak ndërhyrje politike në përmbajtjen e medias dhe në ambjentin ekonomik. Pra, ka probleme në të gjitha aspektet, që po e frenojnë Shqipërinë. Ne shpresojmë, që Shqipëria të vazhdojë në trajektoren pozitive, që vihet re këtë vit”, tha Karlekar.

Në raportin për lirinë e shtypit në botë, rezultati për Kosovën është po 49, por në renditjen e vendeve është e 102-ta, në krahasim me të 98-tin e vitit të kaluar. / Top Channel







Më shumë nga Aktualitet
Protesta e tregtarëve dhe ish të përndjekurve
Tregtarët e tregut të uzinës “Dinamo” kanë protestuar paraditen e së enjtes përpara Parlamentit për mos mbylljen e tregut.
Fermerët, më shumë bimë medicinale
Rajoni juglindor vit pas viti po orientohet drejt kultivimit të bimëve medicinale duke braktisur kulturat tradicionale.
Protestë kundër HEC-it në Valikardhës
Një grup banorësh të Komunës së Zerqanit në Bulqizë protestuan sërish kundër ndërtimit të hidrocentralit të Valikardhës në këtë zonë. Ata janë të shqetësuar për marrjen e ujit të Liqenit të Zi nga ky hidrocentral, liqen që siguron vaditjen e tokave të tyre.
Reshjet shkatërrojnë edhe rrugën
Kjo është rruga e fshatit Erebarë, i cili u shkatërrua i gjithi në vetëm një orë mbrëmjen e djeshme. Shkak është bërë një stuhi e fortë, me shi dhe breshër, që shkaktoi fryrjen tej mase të një përroi.
Fermerët e sherebelës kërkojnë ndihmë
Në rrethin e Kukësit, fermerët e sherebelës rrezikojnë të falimentojnë, pasi prodhimi i bimës ka mbetur në magazina dhe shtëpitë e tyre.


Lajmet kryesore

Media në Shqipëri, pjesërisht e lirë Arvizu: Reforma nĂ« gjyqĂ«sor, urgjencĂ« pĂ«r vendin
Ambasadori amerikan takohet me deputetët e PD-së
Basha: Nuk e pranojmë reformën e pensioneve
Nxitja e ndërmarrjeve bujqësore
Sahara, tjetër avion humbet kontaktet
Protesta e tregtarëve dhe ish të përndjekurve
Protestë kundër HEC-it në Valikardhës
Më të lexuarat
Temat e ditës
Lindja e Mesme, Reforma territoriale, Tragjedia ajrore, Ukraina, Vrasje, Kriza Financiare, Turizmi, Drejtësia
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.