Ngjarje e rëndë në Malësinë e Madhe/ Gjermani i hedh benzinë makinës së 27-vjeçarit, plagos me thikë edhe dy policë gjatë tentativës për ta arrestuar Një zjarr ka përfshirë një fabrikë të përpunimit të peshkut në Shëngjin.
Zjarri që ka rënë rreth orës 9.00 të paradites u përhap menjëherë pasi
në magazinat e firmës “Rozafa Fish” ku ndodheshin materiale prej
polisteroli të cilat shërbejnë në paketimin e produkteve të peshkut.
Nderhyrja e menjehershme e zjarrfiksëve beri qe flaket te viheshin shpejt ne kontroll, brenda nje kohe prej 30 minutash.
Zjarri solli panik jo vetem tek punonjesit e fabrikes, por edhe tek banoret e zones perreth. Per fat te mire gjithcka perfundoi pa te lenduar. Shtabi i Emergjencave Civile ne Prefekture dhe Komuna e Shengjinit thane se kane nisur punen verifikimin e të gjitha dëmëve nga ky zjarr masiv. Zjarri fillimisht ka rene ne tavanin e magazines dhe me pas flaket jane poerhapur me shpejtesi.
Nderkohe qe grupi hetimor ka nisur hetimet per te percaktuar shkaqet e renies se zjarrit. Nderkohe qe nje tjeter zjarr ka rene rrethin e fierit. Nje autobot i ngarkuar me lende djegëse morri flakë pranë një pike karburanti ne fshatin Belinë. ngjarja ndodhi në mesditë kur autoboti i parkuar në ofiçinën e pikës së karburantit mori flakë. Shkak i zjarrit mendohet të ketë qënë një shkëndije elektrikë në pjesën e pasme të automjetit. Zjarrëfiksat e kompanisë ‘Bankers Petroleum’, e cila ka depozitat pranë vendit të ngjarjes kanë ndërhyre duke shuar flakët. Autoboti i përfshire nga flakët rrezikoi seriozisht përhapjen e zjarrit në depozitat e pikës së karburantit dhe të kompansië ‘Bankers’.
Top Channel