Konfrontime dhe incidente të dhunshme kanë ndodhur në mëngjesin e së
enjtes në sheshin ‘Sintagma’ para Parlamentit në Athinë, kur deputetë
dhe anëtare të partise neonaziste Agimi i Artë janë përpjekur të
shpërndajnë vetëm për grekët, dele, keca dhe ushqime me rastin e festës
së Pashkëve Ortodokse.

Megjithese Bashkia e Athinës kishte paralajmëruar se nuk do të lejonte të ndodhte një akt i tillë poshtërues dhe racist për qytetarët, mbështetësit e kësaj partie kanë krijuar një atmosferë të tensionuar dhe është dashur me pas ndërhyrja e forcave speciale të rendit, që kanë ndaluar edhe një kamion me bagëti të imta të therrura, të përshkonte bulevardin kryesor dhe të ndalonte në këtë zonë të kryeqytetit.

“Organizuam kete ndarje ushqimesh falas këtu në qendër të Athinës për të ndihmuar greket e varfer gjatë festës së Pashkëve. Por kryebashkiaku i Athinës nuk u pajtua me kete akt , ai mendon se sheshi ‘Sintagma’ është për emigrantët ilegale,drogaxhinjte dhe anarkistët, por ne i tregojme atij se qendra e Athinës, sheshi ‘Sintagma’ i takon grekëve”, tha Christos Papas, deputet i Agimit të Artë.

Me pas me urdher te kreut te kesaj force politike Nikos Mihaloliakos, shperndarja e deleve dhe kecave eshte bere para zyrave te saj, ku qindra greke ne nevoje jane grumbulluar per te marre kete ndihme duke mbajtur ne duar kartat e tyre te identitetit, sic kerkojne edhe anetaret e Agimit te Arte.
 
“Shumica e bashkatdhetarëve nuk mund te blinin mish dhe ushqime per Pashket e ketij viti kështu qe kete mundesi ua jep atyre Agimi i Arte per te pasur mish, vezë dhe të gjitha ushqimet tradicionale te kesaj feste”, tha deputeti tjetër i Agimit të Artë, Ilias Kasidiaris.

Kulmi i konfrontimit ka arritur kur nje deputet neonazist ka qelluar me grusht mbi kryebashkiakun e Athines, i cili eshte shmangur dhe viktime e dhunes ka qene nje vajze 12-vjecare . Madje sipas deshmitareve te ketij akti qe ndodhi me pas, ne nje prej ambienteve ku bashkia shperndan ndihme per te vobektet deputeti eshte perpjekur te nxjerre dhe armen e tij, por eshte ndaluar nga rojet e kryebashkiakut.

Nuk eshte hera e pare qe Agimi i Arte perpiqet te shperndaje ushqime falas per familjet e varfra, duke kerkuar prej tyre te vertetojne me ane te kartes se identiteti se jane greke ,nje akt ky qe konsiderohet prej opinionit publik si teper poshterues dhe diskriminues.

Disa dite me pare ata jane perpjekur te dhurojne gjak vetem per greket ,por kane hasur ne kundershtimin e gjithe personeleve te qendrave spitalore te dhurimit te gjakut ne te gjithe vendin. Aktet e sotme qe jane bere teme kryesore e mdiave te vendit dhe te atyre te huaja i kane denuar te gjitrha forcat politike te vendit .

Top Channel